Bie nga ndërtesa, ndërron jetë punëtori në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një punëtor 56 vjeçar është rrëzuar nga një kantier ndërtimi e si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 3.09.2020 14:30