Kreu i Partisë Socialdemkrate mendon se PD është ende nën ndikimin total të Berishës. Në një intervistë për Albanian Screen, Skënder
Gjinushi e cilëson zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve si një “
tender me ftesë”.
“PD është ende e kontrolluar 100% nga
Berisha. Edhe mënyra e zëvendësimit të tij u bë si kjo loja e aktit normative. Konkurrimi nuk qe i hapur, por u caktuan dy, u bë si
tender me ftesë dhe jo
tender i hapur. Dhe ky mandat brenda partisë sikur u vodh, sepse kishte konkurrencë të deformuar. Që këtu tregohet se bartet e njëjta filozofi, sepse duhet të kishte distancime. Deformimi më i madh i Berishës ka qenë mosrespektimi i votës së lirë, qoftë të qytetarëve, qoftë të partisë dhe ai që e zëvendëson vjen pikërish me këto deformime, këto politika të gabuara që e kanë çuar Shqipërinë deri këtu dhe bartës ka qenë Sali
Berisha, këto janë ende të trashëguara në PD”, shprehet
Gjinushi. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2013,
ora 13:44