Gjinushi nuk kursehet para Ramës: Fajin e ka ikja e trurit
Gjatë takimit me akademit, Rama është përballur me kreun e PSD Skënder Gjinushi.

Gjatë fjalës së tij, Gjinushi deklarosi se kërkimi shkencor ka bërë prapa por për këtë nuk ka faj Akademia.

“Eksporti i trurit. Të aftët të zotët, nuk rrinë këtu. Për këto dy arsye dhe politizimi i reformës së fundit bënë që ASH të kthehet në një organ honorifik.

Koha e lavdishme ishte që truri i Shqipërisë ishte këtu, Akademia kishte cilësi. Tani problemi është i përbashkët i qeverisë, Akademisë, ministrisë”- tha Gjinushi. /albeu.com/



Shtuar më 22/11/2017, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori