Politikani italian vetizolohet nga frika e koronavirusit, ka një video-mesazh për qytetarët (VIDEO)

Frika nga koronavirusi ka bërë që presidenti i rajonit të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana të japë sot një mesazh për të gjithë qytetarët.

Fontana me anë të një video ka treguar se një nga anëtarët e stafit të tij ishte prekur nga koronavirusi, por pas analizave pjesa tjetër e stafit nuk ka pasur probleme. Ai ka shtuar se sëmundja nuk është e rëndë, por është shumë ngjitëse.

“Nuk është një sëmundje e rëndë, por është problematike për shkak se shpërndahet në mënyrë të rrufeshme”, ka thënë Fonanta gjatë një deklarate të lëshuar për RTL dhe të publikuar në faqen e tij në Facebook. Që prej ditës së djeshme ai është në vetizolim.


Shtuar 27.02.2020 11:30