Gjinushi dorëzon PSD-në pas tre dekadash, kush është kryetari i ri
Skënder Gjinushi ka dalë sot para mediave për të sqaruar pozicionin e tij, pas deklaratave se ka shkelur ligjin duke mbajtur njëherazi pozicionin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate dhe kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Ai tha se që prej 18 majit nuk është më kryetar i PSD, ndërsa detyra e tij e re si kryetar i ASH nuk është bërë ende efektive.

“Prej 18 majit unë nuk ushtroj më funksionin e kryetarit të PSD. në 24 maj jam zgjedhur nga asambleja e nderuar e Akademisë së Shkencave si kryetar i Akademisë Shkencave çka ende nuk është bërë efektive.

Kështu që ndryshe nga ç’rendin prej kohësh të thonë nuk kryej as funksionin e kryetarit të PSD e as kryetarit të ASH.

Veprimet e mësipërme janë çuar për regjistrim në gjykatë dhe në KQZ.

Dje gjykata pranoi dorëheqjen dhe zëvendësimin.

Gjykata nuk bën pranim a mospranim, por reflekton dhe KQZ ka ndërmarrë veprimet përkatëse.

Kështu që nga dje nuk figuroj as formalisht as në aktet e gjykatës as KQZ.

Ata që ngatërrojnë se datëlindja është ditë që fëmija merr frymë për herë të parë i pavarur dhe jo dita e regjistrimit në gjendje civile”, deklaroi Gjinushi.

KQZ nderkohe ka marre vendimin e zevendesimit te kryetarit te PSD-se, duke hequr emrin e Gjinushit dhe caktuar Engjell Bejtaj.

Emri i tij figuron ne fleten e votimit per zgjedhjet lokale te 30 qershorit.
Shtuar më 07/06/2019, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori