Zinchenko: Kam një javë që po qaj, po shkatërrojnë qytetet tona

Në një intervistë prekëse me Gary Lineker në BBC, Oleksandr Zinchenko foli për emocionet e tij lidhur me konfliktin në Ukrainë:

“Unë kam qarë për një javë. Jam krenar që jam ukrainas dhe do të jem gjithmonë. E di mentalitetin e njerëzve të vendit tim: preferojmë të vdesim sesa të mos bëjmë asgjë. Rusia po flet për “operacion sigurie”? Ata po shkatërrojnë qytetet e vendit tim. Absurde të flasësh për operacionin e sigurisë. Kjo është një luftë e vërtetë dhe se ajo që ata po i bëjnë popullit tim nuk është e pranueshme. Ne duhet ta ndalojmë këtë”. /albeu.com/


Shtuar 5.03.2022 11:35