“Është një fenomen”, Thiago shpreson që Coutinho të qëndrojë te Bayern Munchen

Ylli spanjoll i Bayern Munich, Thiago Alcantara, nuk ka fshehur pëlqimin e tij në raport me Philippe Coutinho.

I huazuari nga Barcelona, Coutinho, ka bërë një sezon mjaft të mirë me Bayern, por kjo nuk ka mjaftuar që ai të fitojë besimin e drejtuesve të klubit bavarez.

Edhe pse drejtuesit nuk janë bindur, shoku i tij i skuadrës, Thiago Alcantara, duket të jetë një nga ata që pëlqen shumë lojën e brazilianit.

Thiago ka thënë se shpreson që Coutinho të qëndrojë te Bayern, duke e konsideruar atë si një fenomen.

“E njoh atë mirë, është shumë i mirë”, ka thënë Thiago, transmeton lajmi.net. “E kam parë duke luajtur që kur ishte 12 vjeç. Kam luajtur kundër tij në Brazil dhe më pëlqen shumë”, ka shtuar spanjolli.

“Atij nuk i mungon asgjë. Më pëlqen të luaj me lojtarë të nivelit të lartë dhe ai është një fenomen. Është djalë i mrekullueshëm, punon fort, ka teknikë të mrekullueshme dhe aftësi për të shënuar”.

“Lojtarët kalojnë nëpër momente të mira dhe jo të mira, por ai na sjell neve shumë. Shpresojmë takemi këtu edhe sezonin tjetër”, ishin fjalët e Thiago Alcantara.

Thiago Alcantara kaloi te Bayern në vitin 2013. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit 2020/21.

Që kur u transferua në ‘Allianz Arena’, lojtari ka fituar gjashtë Bundesliga. Ai është shprehur i hapur për një pensionim të mundshëm në Bavari.


Shtuar 4.05.2020 07:55