Gjimnazi “Eqerem Çabej”, i nënshtrohet rikonstruksionit
Me një vlerë prej 126.6 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një shtese në gjimnazin “Eqerem Çabej”. Punimet për rikonstruksionin e kësaj shkolle i ka inspektuar edhe kryebashkiaku Basha i cili theksoi se projekti parashikon riorganizimin e ambienteve të brendshme të shkollës, riorganizim të klasave, nyjeve higjeno-sanitare, ambienteve për mjekun,p sikologun, sekretarinë si dhe riorganizim të ambientit të mbyllur për kaldajën.


Sipas Bashës, nga shtesa përfitohen ambiente të reja për bibliotekën,salla polivalente, ambiente për laboratorë dhe palestra e mbyllur për gjimnazin. /albeu.com/

Shtuar më 29/01/2013, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori