Gjilan, pas rrahjes mes dy grupeve vdes 16 vjecari
Albeu.com
Një 16 vjeçar nga Gjilan, ka vdekur të hënën nga plagët e marra pas rrahjes që kishte ndodhur mes dy grupeve të të rinjve, konfirmoi të hënën policia në Gjilan, e konfirmoi arrestin e pesë të dyshuar që ishin të përfshirë në këtë rast.
Policia rastin e ka cilësuar si vrasje, por ende nuk ka dhënë hollësi tjera për autorin e vrasjes, apo atë se me çka viktimës i ishin shkaktuar plagët të cilat çuan deri në vdekjen e 16 vjeçarit. Burime të KosovaLive nga terreni thonë se emri i viktimës është Egzon Kqiku.
Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, togeri Ismet Hashani tha se rrahja mes dy grupeve kishte ndodhur rreth orës 11:40 minuta në lagjen e “Balecit” në Gjilan dhe me t'u njoftuar për rastin, policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes.
Togeri Hashani tha se në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se gjatë rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit, ku fatkeqësisht nga plagët e marra njëri prej tyre, 16 –vjeçar ka vdekur, kurse gjendja e dy të tjerët të cilët kanë pësuar lëndime jetën e kanë jashtë rrezikut.
Ai tha se në lidhje me rastin, policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët besohet se janë përfshirë në rastin e vrasjes së 16-vjeçarit dhe është në kërkim edhe të dyshuarve tjerë.
Togeri Hashani tha se me rastin po merret njësiti rajonal i hetimeve dhe se deri tani, ende nuk dihet arsyet e kësaj rrahje mes dy grupeve, por se kjo shpejt do të mësohet.
Policia tha se me vendim të prokurorit të qarkut, trupi i viktimës është dërguar në Prishtinë për obduksion.
Shtuar më 16/02/2010, ora 00:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori