Gjiknuri: Zgjerimi i aktivitetit të SHELL, lajm i mirë për Shqipërinë
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, e cilësoi shumë pozitiv zgjerimin e aktivitetit të kompanisë prestigjoze të naftës SHELL.

“SHELL, një ndër shtatë kompanitë më të mëdha në botë në fushën e naftës, ka vendosur ta zgjerojë aktivitetin në Shqipëri.

Ajo tashmë ka marrë plotësisht kontrollin e marrëveshjes koncesionare të kërkimit të naftës në blloqet 2 dhe 3, ndërsa po negocion një tjetër marrëveshje për bllokun 4.

Ky është një lajm shumë pozitiv për të ardhmen e industrisë hidrokarbure në Shqipëri. Rritja e interesit nga kompania SHELL si dhe afrimi i gjigandit izraelit të naftës Navitas Petroleum, pjesë e Delek Group, shton pritshmërinë për potencialet që ofron vendi në fushën e naftës.

Pavarësisht faktit se çmimet e naftës kanë pësuar rënie në tregjet botërore, rezervat e naftës në nëntokën shqiptare shihen me interes për kompani ndër më prestigjiozet në botë.

Ky interesim në rritje i kompanive serioze është gjithashtu një konfirmim i suksesit të politikave të ndjekura nga qeveria në zhvillimin e industrisë hidrokarbure”, shkruan ministri Gjiknuri në rrjetin social Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2016, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori