E FUNDIT/ Një tjetër tërmet lëkund Shqipërinë, ku ishte epiqendra dhe sa ballë
Gjiknuri tregon si do të rrënohen shtëpitë në Astir
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, foli për Unazën e Re, prishjet e banesave dhe shpronësimet e banorëve.

“Gjithçka është e stisur politikisht. Nuk ka filluar asnjë procedurë njoftimi qoftë për ata me dokumente dhe ata pa dokumente pronësie. Nuk ka një proces prishje pa dalë një proces për shpronësimin e tyre. Së pari do dalë vendimi i këshillit të Ministrave dhe vetëm pas VKM do të fillojë procesi i shpronësimit dhe procesi i pastrimit të zonës nga ndërtimet pa leje”, tha Gjiknuri.

Sipas ministrit, ata që janë pa dokumentacion, do të trajtohen me tre vjet qira, ndërsa u bëri thirrje banorëve të mirëkuptojnë dhe të bashkëpunojnë me ARRSH dhe Bashkinë e Tiranës.
Shtuar më 21/11/2018, ora 23:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori