Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian
Gjiknuri zhvilloi një vizitë pune në Austri.
Ministri u prit në një takim nga Janez Kopac dheDirk Buschle, përkatësisht
drejtori dhe zv.
drejtori i
Sekretariatit të komunitetit të Energjisë me qendër në Vienë.
Takimi u përqëndrua në një sërë çështjesh mes të cilave edhe vonesat e hasura në përshtatjen e bazës ligjore evropiane me kuadrin ligjor shqiptar. Një problem ky, i reflektuar edhe në raportin e përvitshëm të
Sekretariatit për Energjinë.
Mes Z.
Gjiknuri dhe zyrtarëve të
Sekretariatit u fol edhe për çështjen e konfliktit që Shqipëria ka tanimë me kompaninë CEZ Shpërndarje.Sekretariati ofroi ndihmë në trajtimin e të gjitha çështjeve të hapura dhe mirëpriti angazhimin e Ministrit për të kryer reformat e duhura në sektorin energjetik duke garantuar përputhshmëri me standardet e legjislacionit evropian. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013,
ora 11:17