Gjiknuri si Rama, quan barbarë kuksianët që protestuan në Kalimash
Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka përdorur të njëjtën retorikë si shefi i tij në qeveri duke i etiketuar si barbarë ata që protestuan në Kalimash kundër vendosjes së tarifës që kalimit në Rrugën e Kombit.

“Shpreh keqardhjen për dhunën barbare të pak ditëve më parë në një vend publik. Kjo dhunë u nxit nga zjarrvënësit e Tiranës, aty nuk ishte gjuha e popullit por dhunë e motivuar politikisht. Me një vlerësim paraprak dëmi shkon në disa milion euro. Ky investim nuk duhet ngatërruar si një investim privat, këtu kemi të bëjmë me mbrojtje të pronës private dhe publike. I gjithë ai investim i takon shtetit, paguhet nga përdoruesit e rrugës, pra gjithë dëmi nuk iu bë privatit".,- tha Gjiknuri duke vijuar me akuzat e tij ndaj protestuesve.

Qindra protestues nga qytetet e veriut të vendit thyen dhe dogjën sportelin e mbledhjes së tarifës së kalimit në aksin Milot-Morinë me argumentin se tarifa e vendosur ishte arbitrare dhe në shërbim të oligarkëve pranë kryeministrit.
Shtuar më 03/04/2018, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori