Reshje bore e shiu, parashikimi i motit për sot

Pas disa ditëve me mot të thatë, në Shqipëri rikthehen reshjet e shiut dhe borës.

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat herë pas here do sjellin reshje lokale shiu. Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 15ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14ºC.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor me forcë valëzimi 3 ballë.


Shtuar 19.01.2020 07:56