Masa edhe më strikte, Rama tregon çdo të ndodhë nga e hëna

Krzeministri Edi Rama ka vendosur të marrë masa të tjera me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pak më parë, Rama ka njoftuar se vetëm një person do mund të bëjë pazarin pa marrë leje.

GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!

🔴 NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!

🔴 NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane


Shtuar 27.03.2020 12:25