E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
Gjiknuri kapet me presh në duar, krahas Unazës i dha firmës fantazëm 14 miliard lekë (FOTO LAJM)

Eshtë thelluar akoma më shumë skandali i kompanisë fantazmë Dunwell Haberman Albania.

Kjo e fundit e prezantuar si degë në Tiranë e një kompanie amerikane, fitoi tenderin për Unazën e re, por më pas u zbulua se cdo dokument ishte i falsifikuar dhe se në realitet kompania ishte themeluar në 2018.

Por, skandali ka marrë përmasa të tjera shume me te mëdha pasi mësohet se vetëm një muaj më parë, OST (OPERATORI I SITEMIT TE TRANSMETIMIT) i ka dhënë kësaj kompanie një tender me vlerë 12 milionë euro, shkruan Albeu.com.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Albeu.com, tenderi në fjalë është për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti.

Tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit.

Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.

Ky është një sinjal shumë i fortë që ngre dyshime për tender të paracaktuar njësoj si në rastin e Unazës së Re.

Por ky nuk është dyshimi i vetëm.

Dunwell Haberman Albania është krijuar në fund të qershorit të këtij viti si degë e kompanisë Dunwell Haberman të regjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara. Vetëm katër muaj më vonë, kjo kompani me administrator Avdjol Dobi, një 26 vjeçar ish recepsionist në një spital privat, merr dy tendera të mëdhenj për një vlerë totale 30 milionë euro, ndërtimin e unazës së Tiranës dhe atë të linjës elektrike Burrel-Peshkopi.

Skandali i Dunwell Haberman u shpërtheu kur emisioni “Të Paekspozuarit” publikoi dokumentet që faktonin se kompania guackë kishte falsifikuar dokumentet, përfshirë bilancet dhe firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaëare për të fituar tenderin e Unazës së Tiranës me vlerë 18 milionë euro.

Kompania e cila pretendon se ka një eksperiencë 20 vjeçare në fushën e ndërtimit dhe energjisë, ishte krijuar vetëm në 25 qershor të këtij viti, kohë që përkon me vizitën e ministrit të energjisë Damian Gjiknuri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas publikimit të skandalit qeveria u detyrua të anulonte tenderin e Unazës së Re deri në ardhjen e përgjigjeve zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për aktivitetin e kompanisë. Por ndërsa tenderi i unazës është anuluar, pa zhurmë DH Albania ka marrë 12 milionë euro nga OST po me dokumente të falsifikuara, çka e thellon edhe më shumë skandalin korruptiv të kësaj kompanie.

Dyshimet janë se pas kompanisë qëndrojnë zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, të cilët krijuan një shoqëri guackë në Delaëare për të marrë 30 milionë euro para publike vetëm në dy tendera, tek Unaza e Tiranës dhe OST.
Shtuar më 10/12/2018, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori