Gjiknuri ''i shtrin dorën'' Vasilit dhe Bylykbashit: Ju ftoj të ulemi në tryezë
Bashkë kryetari i Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, i ka nisur sot kërkesë opozitës jashtëparlamentare për tu rikthyer në tryezën e këshillit politik.

Në konferencën e kryetarëve është vendosur që seanca plenare të zhvillohet 3 orë, por ashtu është diskutuar që javën tjetër të zhvillohet seancë plenare normale.

Letra e Gjiknurit për tre anëtaret e tjerë të tryezës politike për Reformën Zgjedhore

Nisur nga mungesa e paparashikuar e përfaqësuesve tuaj, (opozitës jashtëparlamentare), në mbledhjen e dakordësuar të datës 18 Maj 2020, si dhe nga nevoja urgjente e adresimit të një numri çështjesh që kanë mbetur pezull për diskutim dhe miratim nga Grupi Negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes së radhës ditën e Enjte ose të Premte (21/ 22 Maj, ora 10.00 AM ), në të njëjtin vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit në Pallatin e Kongreseve.

Mendoj të vazhdojmë me temat që ishin në rendin e ditës të datës 20 Maj, pra miratimin e kapitujve që lidhen me kuotat gjinore, periudhën zgjedhore dhe financimin e fushatës zgjedhore. Grupi i ekspertëve teknik përfshirë dhe përfaqësuesit tuaj, kanë përgatitur propozime të cilat kërkojnë miratimin tonë për pikat që akoma nuk është gjetur dakordësi. Puna e grupit teknik është realiziuar sipas metodologjisë së rënë dakort në Grupin Negociator si dhe në të janë reflektuar edhe opinionet me shkrim të ekspertëve të ODIHR dhe Këshillit të Evropës.

Mendoj që nuk duhet të humbim më kohë pasi data 31 maj, një datë e propozuar nga ju si afati për përmbushjen e objektivit të reformes zgjedhore me dakordesi, po afron dhe mbetet shume pak kohe ne dispozicion per te adresuar numrin e ceshtjeve te mprehta qe ne kemi mbi tavolinen e negociatave.

Realizimi i reformes zgjedhore eshte nje kusht i rendesishem i integrimit europian , por mbi te gjitha nje premise shume e rendesishme per te gjitha palet politike me qellim realizimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike ne vend.
Damian Gjiknuri. Bashke-Kryetar i Reformes Zgjdhore dhe perfaqesues i PS

Shtuar më 20/05/2020, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori