Një 45-vjeçare nga Tirana është futur në telashe, vetëm se
gjeti dhe mori nga toka një unazë floriri.
Unaza i përkiste një shtetasi P.T. i cili dhe ka bërë denoncim. Ai pretendon se e ka humbur gjatë kohës që po ndihmonte një burrë në tregun e
fruta-perimeve në “Vasil Shanto”.
“Aty në rrugë, një burri i ra të fikët dhe unë u mundova ta ndihmoj. Më pas, aty erdhi ambulanca dhe e mori, pas kësaj u afrova te dyqani i
fruta-perimeve dhe kërkova pak dezinfektues për të pastruar duart. Unë nuk e diktova që
unaza më ra. Bleva qershi dhe u largova” thotë kallëzuesi.
Ai ka vijuar kallëzimin, duke thënë se në dyqanet aty pranë, i thanë se
unazën e martesës e ka gjetur një
grua dhe këmbëngulte se ishte e saja.
“Më thanë në dyqan që
unazën e
gjeti një
grua përtokë, që kishte këmbëngulur që ishte e saja, pastaj hapëm kamerat dhe ashtu ishte.Një
grua ulet dhe merr diçka”, rrëfen burri.
Ky i fundit kërkon që t’i kthehet mbrapsh
unaza, të cilën e konsideron shumë të rëndësishme.
Shtuar më 18/06/2020,
ora 18:06