U përfshi në aksident me mjetin luksoz, reagon për herë të parë Atdheu

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, është përfshirë ditën e djeshme në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos, ku një mjet ngjyrë gri që po dilte nga parkimi ka përplasur automjetin tip “Audi” të Atdheut.

Për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë ka reaguar më pas nëpërmjet një postimi në “Instastory”.

“Familjarë, miq dhe dashamirë, në pamundësi që të ju kthej të gjitha mesazhet secilit pas një aksidenti që kisha me makinë, faleminderit shumë nga ana juaj. Zoti ju rujt”, shkruan Atdheu në postimin e tij.

 


Shtuar 8.10.2021 09:35