Gjermeni promovon Shqipërinë turistike në Paris
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, është në një vizitë 4 ditore pune në Paris. Në këtë vizitë, ministrja Gjermeni shoqërohet nga ambasadori ynë në Francë z. Dritan Tola, gjithashtu dhe ambasadori Francez në Shqipëri z. Bernard Fitoussi.

Kjo vizitë e ministres GjermeniParis, është ndër më të rëndësishmet për vitin 2015 dhe do të shërbejë si për të rritur numrin e vizitorëve nga Franca, për të përfshirë Shqipërinë si destinacion turistik për tregun Francez dhe mbi të gjitha, sepse në fushën e turizmit nuk ka patur më parë ndonjë marrëveshje bashkëpunimi bilateral me Francën.

Në nivel institucional, bashkëpunimi Francë-Shqipëri në fushat e turizmit dhe zhvillimit urban, thuajse nuk ka ekzistuar. Bashkëpunimi ka qënë kryesisht ndërmjet sektorit privat.

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Paris me znj. Viviane le Dissez, Presidente e Grupit tё Miqёsisё Francё– Shqipёri, tё Asamblesё Kombёtare dhe Presidente e Conservatoire de Littoral.
Nё takimin e sotёm, Ministrja Gjermeni u shoqёrua dhe nga Ambasadori ynё nё Francё z. Dritan Tola. Znj. Le Dissez i shprehu Ministres Gjermeni falenderimet e saj mbi solidaritetin e treguar nga Shqipёria dhe veçanёrisht pjesёmarrjes sё kryeministrit Rama sё bashku me katёr pёrfaqёsuesit e Klerit Shqiptar nё Marshimin e datёs 11 janar nё Paris.

Kjo ёshtё njё vlerё qё ne kemi arritur ta ruajmё ndёr shekuj dhe nuk duhet ta humbasim, theksoi ministrja Gjermeni, e cila gjithashtu shtoi se Franca ёshtё njё partnere dhe mbёshtetёse e Shqipёrisё dhe nё tё ardhmen bashkёpunimi ndёrmjet dy vendeve duhet tё konkretizohet edhe nё fusha tё tjera tё ekonomisё.

Ministrja Gjermeni, gjatё takimit e njohu znj. Le Dissez me nismat e ndёrmarra nga Qeveria dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit nё kuadёr tё urbanizimit tё zonave informale, mbrojtjes nga keqmenaxhimi i zonave urbane dhe rurale, ndёrtimeve informale dhe zhvillimit tё qёndrueshёm tё sektorit tё turizmit, i konsideruar sektor prioritar pёr punёsimin dhe rritjen ekonomike.

Gjatё vizitёs sё saj nё Paris, Ministrja Gjermeni e shoqёruar dhe nga Ambasadori Tola, u takua me Senatorin Alain Richard. Gjatё takimit u diskutua pёr tre planet madhore tё ndёrmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, nё kuadёr tё planifikimit dhe zhvillimit tё qёndrueshёm tё territorit.

Planin e Pёrgjithshёm Kombёtar, Planin Sektorial pёr Bregdetin dhe Planin pёr zonёn ekonomike Tiranё-Durrёs.

Ministrja Gjermeni e njohu Senatorin Richard edhe me reformёn ligjore tashmё tё finalizuar, nё kuadёr tё planifikimit, duke theksuar se reforma territoriale ka krijuar hapёsirёn e nevojshme pёr njё menaxhim mё tё pёrgjegjshёm tё territorit dhe mjedisit nga njёsitё e qeverisjes vendore.

Roli i Qeverisё nёpёrmjet instrumenteve ligjore, institucioneve pёrkatёse dhe programeve qё po implementohen, ka sjellё njё ndryshim pozitiv nё zhvillimin urban tё Shqipёrisё dhe nё pёrmirёsimin e jetёs sё komunitetit.

Nё takim u diskutua dhe mbi çёshtjen e urbanizimit tё zonave rurale dhe mё pak tё favorizuara, me qёllim krijimin e aktiviteteve ekonomike nё kёto zona dhe zhvillimin e produktit tё turizmit, duke shfrytёzuar potencialet e kёtyre zonave.

Dita e parё e vizitёs sё ministres GjermeniParis, u mbyll me takimin me tour operatorё, pёrfaqёsues tё medias franceze dhe komunitetit shqiptar nё Paris.

Në takimin e organizuar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë morën pjesë gjithashtu Presidenti i Forumit Frankofon të Biznesit z. Steve Gentili, Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë–Shqipëri z. Julien Roche, përfaqësues të Adria Airways, përfaqësues të Transavia France.

Nё fjalёn e saj, Ministrja Gjermeni shprehu solidaritetin e Shqipёrisё me miqtё tanё francezё, nё lidhje me aktet terroriste tё ndodhura nё Paris si dhe theksoi tolerancёn fetare si njё vlerё historike dhe kulturore qё Shqipёria e ka kultivuar ndёr shekuj dhe ёshtё e gatshme ta ndajё me tё gjithё botёn.

Shqipёria ka potencialet e nevojshme pёr tё garantuar njё zhvillim tё qёndrueshёm tё turizmit, i konsideruar sektor prioritar nga qeveria, ka marrё vёmendjen e duhur jo vetёm nё pёrmirёsimin e kuadrit ligjor, por dhe tё imazhit.

Ligji pёr turizmin, Ligji pёr Investimet Strategjike dhe Ligji pёr Partneritetin Publik Privat, jo vetёm do tё garantojnё rritje ekonomike, por dhe do tё krijojnё mundёsi pёr investime tё sigurta nё vend.

Ministrja tha se deri tani, ka qenё sektori privat ai qё ka punuar mё shumё pёr zhvillimin e sektorit tё turizmit dhe njohjes sё potencialeve turistike tё Shqipёrisё. Por ata nuk kanё qenё tё vetmit qё kanё promovuar Shqipёrinё.

Ministrja falenderoi tё gjithё komunitetin shqiptar qё jeton nё Paris, artistё tё njohur, profesionistё, biznesmenё, tё cilёt kanё qenё ambasadorёt mё tё mirё tё turizmit dhe vlerave kulturore dhe historike tё Shqipёrisё. /albeu.com/


Shtuar më 16/01/2015, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori