Gjermeni në Slloveni: Të promovojmë turizmin rajonal
Pëlqej
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, znj. Eglantina Gjermeni, mbajti fjalën e saj në diskutimin e hapur "Forca e Turizmit", në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

"Jemi në fazën që duhet të promovojmë turizmin rajonal, duke bashkuar eksperiencat e vendeve tona. Turizmi kërkon koordinimin dhe kontributin e të gjithë sektorëve, për të garantuar rritje ekonomike të qëndrueshme” nënvizoi Ministrja.

Znj.Gjermeni shtoi se bashkëpunimi rajonal dhe rritja e besimit mes vendeve ka shumë rëndësi, ashtu si forcimi i partneritetit publik-privat. Pjesëmarrës në panel ishin Ministri i Ekonomisë së Sllovenisë, Metod Dragonja, Ministri i Turizmit të Kroacisë, Darko Lorencin, Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Turizmit, (UNËTO) Carlos Vogeler si dhe të ftuar të tjerë.



Shtuar më 03/09/2014, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori