Gjermeni në Meksikë në Ditën Botërore të Turizmit
Pëlqej
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, mer pjesë në Ditën Botërore të Turizmit që zhvillohet në Gudalahara të Meksikës.

Motoja e kësaj dite, shprehet Gjermeni, është: “Turizmi dhe Zhvillimi i Komunitetit”, që na bën të gjithëve te reflektojmë se sa të përfshirë janë komunitetet tona në zhvillimin e politikave për turizmin dhe se si zhvillimi i qendrueshëm i sektorit ndikon në punësimin, kohezionin social dhe fuqizimin e komunitetit.

“Modelet më të mira që i japin zhvillim afatgjatë turizmit janë ato që po zbatohen mbështetur tek traditat, vlerat, identiteti dhe të veçantat e çdo komuniteti, ndaj të gjithë së bashku po mundohemi të sjellim frymëmarrje dhe rigjallërim të pikave turistike”, theksoi ajo.

Ajo tha se “trashëgimia jonë kulturore, bukuritë natyrore dhe mikëpritja janë vlera, të cilat ne duhet t’i ruajmë, duke investuar më shumë tek ajo që e bën Shqipërinë një destinacion unik turistik”.
Shtuar më 27/09/2014, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori