Gjermeni: Brenda vitit gati planet e përgjithshme vendore për 31 Bashki
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka deklaruar se deri në fund të qershorit, 26 bashki të financuara nga qeveria dhe 5 nga USAID do të kenë planet e përgjithshme vendore.

Ajo ka pasur një takim me USAID për hartimin e 5 planeve të përgjithshme vendore të mbështetura prej tij.

“Planifikimi është prioritet i qeverisë”, është shprehur Gjermeni.

Më tej ajo ka shtuar se brenda prillit, do të miratohen 3 plane kombëtare në Këshillin e Ministrave dhe KKT.

“Për 30 bashkitë e tjera, do kërkojmë financim nga donatorët në takimin e 12 prillit”, tha Gjermeni. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2016, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori