Gjermania nuk mbështetë kërkesën e Serbisë në Gjykatën Nd&eum
Albeu.com
Gjermania nuk e mbështet kërkesën e Serbisë, që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ta shqyrtojë legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjermania e ka njohur Republikën e Kosovës, duke besuar se Deklarata e shpalljes së pavarësisë ishte në linjë me të drejtën ndërkombëtare,ka deklaruar ministri i Jashtëm Frank-Valter Shtajnmajer, pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Vuk Jeremiq.
Në takimin që ministri Jashtëm serb Vuk Jeremiq ka zhvilluar dje me ministrin e Jashtëm gjerman, Shtajnmajer, në qendër të vëmendjes ishte afrimi i Serbisë me Bashkimin Evropian, por edhe zhvillimet rreth Kosovës.
Kështu njoftohet në një komunikatë zyrtare të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e botuar në faqen e saj zyrtare të internetit.
Mes tjerash, në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë thuhet se ministri serb Jermeiq, i kishte përsëritur ministrit Shtajnmajer qëndrimin se “Serbia e konsideronte Kosovën edhe më tej pjesë të Serbisë”.
Në anën tjetër, Ministri Shtajmajer ka mbrojtur qëndrimin gjerman për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Agjencitë e huaja njoftojnë se ministri i Jashtëm Stajnmajer i ka thënë kolegut të tij serb Jeremiq se Gjermania e kishte njohur pavarësinë e Kosovës e bindur se ky veprim nuk binte ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.
Stajnmajer, thuhet më tej nga agjencitë e huaja, i ka bërë me dije ministrit të Jashtëm serb Jeremiq se “Gjermania nuk mbështet kërkesën e Serbisë, që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ta shqyrtojë legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës“.

Ndërkaq, në komunikatën e Ministrisë së Jashtme, rreth takimit, thuhet se përkundër dallimeve në qëndrime, Shtajmajer dhe Jermiq ishin të një mendimi se vetëm një sjellje pragmatike e Serbisë përballë Kosovës, mundëson dhe është kusht për të ruajtur interesat e të gjithë partnerëve në Ballkan, përfshirë këtu edhe interesin për ruajtjen e stabiliteti dhe sigurisë.

Nga na e tij ministri Shtajnamjer ka përshëndetur edhe qëndrimin e diplomacisë serbe për kthimin e ambasadorit serb në Berlin, të cilin Beogradi e kishte tërhequr pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjermania.
Takimi midis ministrit të Jashtëm gjerman dhe atij serb ishte i pari që pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjermania me 20 shkurt.

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme gjermane shtohet se me 15 shtator, ministrat e jashtëm të BE do të shqyrtojnë më tej kërkesat e Serbisë për afrim me Bashkimin Evropian, në harmoni me plotësimin e kushteve që do t’i ketë përmbushur Serbia, të parashtruara nga BE-j, ku në rend të parë është bashkëpunimi i plotë dhe pa kushte me Tribunalin e Hagës. (RTK)
Shtuar më 06/09/2008, ora 03:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori