Gjermania, një nga financueset më të mëdha të projekteve në Shqipëri
Ministrja e Integrimit Evropian znj. Klajda Gjosha, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, z. Hellmut Hoffman. Ministrja vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, dhe sigurisht bashkëpunimin ekonomik, duke theksuar se Gjermania është një nga financueset më të mëdha të projekteve në Shqipëri.
Gjithashtu Ministra vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë duke e cilësuar atë si një nga prioritetet kryesore të qeverisë.


Nga ana e tij, Ambasadori Gjerman e përgëzoi Ministren për detyrën e re dhe i uroi asaj sukses ne këtë rol. Z. Hoffman shtoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara por duhet të bëjë akoma më shumë dhe në këto momente i ka të gjitha shanset për një qasje më pozitive në të gjitha aspektet.

Shtuar më 10/10/2013, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori