Panucci zbulon prapaskenat me Kumbullën: E thirra kur s’luante fare te Verona, është mbrojtës modern

Marash Kumbulla është lojtari i momentit në Kombëtaren tonë. Pas vetëm një sezoni në Serie A me Veronën ai i bëri të gjithë të flasin për të. Shumë ekipe shfaqën menjëherë interes për të, por shqiptari vendosi të transferohej të Roma ku për momentin është titullar.

Një ditë më parë Kumbulla doli në konferencë për shtyp dhe foli për kombëtaren shqiptare. Deklarata e tij është publikuar edhe në mediat italiane, ndërkohë që Corriere dello Sport i ka shtuar edhe një prononcim të trajneri Christian Panucci.

Ish-mbrojtësi ka drejtuar edhe Shqipërinë më parë dhe Kumbullën e kishte në fokus prej kohësh: “E thirra në kombëtare kur nuk i kishte mbushur 18 vjeç, pastaj më thirri drejtori sportiv i Verona, D’Amico, për të më thënë se ishte i dëmtuar. Kështu ai qëndroi në shtëpi.

Debutimin e bëri pak kohë më vonë, me trajnerin Reja. Ai është një mbrojtës modern, mudd të luajë në një mbrojtje me tre ose me katër. Me Juric është përmirësuar. Ka fizik të mirë, luan edhe me me këmbë dhe nëse vazhdon të rritet atëherë do të bëhet një lojtar i rëndësishëm.

Vendosa ta telefonoja atë kur nuk ishte ende titullar në Serie B, sepse i kisha hedhur një sy cilësive të tij dhe nuk kisha shumë mbrojtës”.


Shtuar 7.10.2020 11:15