Gjermania fituese e Eurovision 2010 (VIDEO)
Albeu.com
Gjermania është shpallur fituese e festivalit Evropian të Këngës 2010. Juliana Pasha është renditur në vendin e 16-të me gjithsej 62 pikë.Sic ndodh çdo vit, edhe sivjet votimi ishte politiko-gjeografik. Vendet ish-sovjetike votuan masivisht për këngët e prezantuara nga këto ish-republika, vendet skandinave i dhanë votën njëra-tjetrës, shtetet ish-jugosllave dhe shumë vende votonin për fqinjët e tyre.

Edhe Shqipëria, duke i qëndruar besnik kësa mënyre, pikët maksimale ia dhuroi Greqisë, 8 pikë ia dha Turqisë si dhe 10 pikë Gjermanisë.

Në anën tjetër, Maqedonia i dha Shqipërisë 12 pikë, Turqia 7 pikë dhe Greqia dhjetë pikë.

Ditëve të fundit, Juliana Pasha ishte konsideruar si këngëtare favorite për të fituar çmimin e parë të këtij festivali madje doli më e votuara e këngëtarëve të këtij evenimenti në internet.


Ja rradhitja:
1.Gjermania, Lena, ''Satellite'', 246 pikë
2.Turqia, Manga, ''We could be the same'' 170 pikë
3.Romania, Paula Seling & Ovi, ''Playing with fire'' 162
4.Danimarka, Chanée & N'evergreen, ''In a moment like this'' 149 pikë
5.Azerbajxhan, Safura, ''Drip Drop'', 145 pikë
6. Belgjika, Tom Dice, ''Me, and my guitar'', 143 pikë
7. Armeni, Eva Rivas, ''Apricot stone'', 141 pikë
8. Greqia, Giorgos Alkaios & Friends, ''OPA'', 140 pikë
9. Gjeorgjia, Sofia Nizharadze, ''Shine'', 136 pikë
10. Ukraina, Alyosha, ''Sweet people'', 108 pikë
11. Rusia, Peter Nalitch & Friends, ''Lost and forgotten'', 90 pikë
12. Franca, Jessy Matador, Allez olla ole'', 82 pikë
13. Serbia, Milan Stankoviç, ''Ovo je Balkan'', 72 pikë
14. Izraeli, Harel Skaat, ''Milim'', 71 pikë
15. Spanja, Daniel Diges, ''Algo Pequenito'', 68 pikë
16. Shqiperia, Juliana Pasha, ''It's all about you'', 62 pikë
17. Bosnje Hercegovina, Vukasin Brajiç, ''Thunder and Lightning'', 51 pikë
18. Portugalia, Filipa Azevedo, ''Ha dias assim'', 43 pikë
19. Islanda, Hera Björk, ''Je ne sais quoi'', 41 pikë
20. Norvegjia, Didrik Solli-Tangen, ''My heart is yours'', 35 pikë
21. Qipro, Jon Lilygreen & The Islanders, ''Life looks better in spring'', 27 pikë
22. Moldavia, Sunstroke Project & Olia Tira, ''Run away'', 27 pikë
23. Irlanda, Niamh Kavanagh, ''It's for you'', 25 pikë
24. Bjellorusia, 3 2, ''Butterflies'', 18 pikë
25. Britania, Josh, ''That sounds good to me'', 10 pikë


Ja kënga fituese e Gjermanisë:

Shtuar më 30/05/2010, ora 00:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori