Gjermania e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës
Albeu.com
Qeveria gjermane mendon të njohë pavarësinë e Kosovës, nëse Kosova do të vetëshpallë pavarësinë pas 10 dhjetorit. Këtë lajm e bëri të ditur sot paradite radioja kombetare gjermane "Dojçlandfunk".Radioja ka mësuar nga burime të besueshme se vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës tashmë është marrë në Berlin, por nuk është shpallur akoma për shkak të negociatave aktuale.
Sipas informacioneve, Gjermania është e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës menjëherë pasi këtë ta kenë bërë edhe SHBA-të.
Shtuar më 23/10/2007, ora 22:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori