Çunat në Lurë sfidojnë temperaturat, hidhen në ujin brisk të ftohtë dhe thyejnë akullin (VIDEO)

Video e disa djemve të rinj në Lurë po qarkullon në rrjet.

Në pamje shihen dy djem të rinj teksa hidhen në ujin brisk të ftohtë të liqeneve të Lurës, ndërsa temperaturat shënonin nën zero gradë.

Ata jo vetëm hidhen në ujë, por qëndrojnë aty disa minuta duke u larë e duke thyer akullin që ka mbuluar siperfaqen e liqenit.

Video të tilla janë kthyer në një traditë në stinën e dimrit, kur ka borë, duke treguar sesi sfidohet moti i acartë./albeu.com


Shtuar 24.01.2023 18:18