Gjermanët i nxjerrin të "palarat" Ramës: Në Shqipëri do të ngrihet kamp refugjatësh
Pëlqej
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhene pergjigje sot shqetesimit te madh, per gjithe sa eshte folur se fundi, lidhur me lajmet per ngritjen e nje kampi refugjatesh ne vendin tone.

Pavarësisht se Rama deklaroi se lajmet në lidhje me ngritjen e një kampi për refugjatët është jo i vërtetë, gazeta e madhe gjermane "Der Spiegel" e ka nxjerrë huq.

"Kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qëndrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së.

Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre, shprehet Kurz.

I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihen qendrat, përgjigja e tij është: Do ta shohim"- shkruan sot "Der Spiegel". /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2018, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori