EMRAT/ Vranë një rom dhe plagosën bashkëkombasin pas prishjeve të pazareve të drogës, identifikohen dy shqiptarët

Mediat greke kanë publikuar emrat e dy shqiptarëve, të cilët janë arrestuar për vrasjen e një të riu rom në Greqi. Dy shqiptarët e arrestuar janë Viktor Gala 37 vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç. Ata janë ndaluar gjatë një kontrolli rutinë, ndërsa në bagazhin e tyre gjetën dy kallashnikovë dhe një thikë ushtarake. Pas kontrolleve rezultoi se dy shqiptarët ishin të skeduar më parë nga policia, për vjedhje dhe trafik droge, pranuan se kishin marrë pjesë në një ekzekutim dhe një plagosje.

Viktima i ekzekutuar ka qenë 30 vjeç rom, ndërsa i plagosur ka qenë një shqiptar.

Autor i ekzekutimit të 30 vjeçarit  rom si edhe i plagosjes së shtetasit shqiptar, ka qenë Viktor Gala 37 vjeç, ndërsa i arrestuari tjetër Andi Beqiri 23 vjeç , është bashkëpunëtor i autorit në disa grabitje të armatosura, por nuk ka asnjë përfshirje në krimet të cilat ai rezulton se ka kryer.

Ekzekutimi i 30 vjeçarit rom ndodhi në 31 korrik ndërsa plagosja e shqiptarit 37 vjeç në 15 qershor.Mësohet se shkaku i krimeve ka qenë prishja e pazareve të drogës. Dy të arrestuarit u dërguan në gjykatë dhe gjatë orëve në vazhdim pritet masa e sigurisë për ta.