Gjergj Dedaj emerohet zevendesminister i MTPT-se
Albeu.com
Në kuadër të ndryshimeve të kabinetit qeveritar, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka emëruar Gjergj Dedajn për zëvendësministër të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT).
Emërimin në postin e zv.ministrit e ka konfirmuar për Kosovapress edhe vetë kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, i cili tha se për këtë emërim është njoftuar qysh ditën e premte.

“Po është e vërtet dhe mund të konfirmoj që tash jam zëvendësministër i MTPT-së. Njoftimin e vendimit për emërimin tim në këtë pozitë e kam marr nga Qeveria të premten e kaluar”, ka thënë Dedaj,

Edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Memli Krasniqi konfirmoi vendimin e kryeministrit Hashim Thaçi për emërimin e Gjergj Dedaj në pozitën e zëvendësministrit.

Kryetari i PLK-së, Gjergj Dedaj deri para rreth dy muajsh ishte zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, pro ndryshimet e para në Qeveri e hoqën nga ai post.
Shtuar më 13/07/2010, ora 22:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori