Chelsea, Man.United dhe PSG presin për Darwin Nunez

Nelson Verssimo, trajneri i Benfica-s, ka folur për Darvin Nunez dhe largimin e tij të mundshëm nga klubi.

” Ai është një lojtar i shkëlqyer, ka treguar të gjithë cilësinë e tij . Ai e ka ndihmuar shumë ekipin, është gjithashtu e vërtetë që ekipi e ka ndihmuar shumë. Ai është i ri, ka shumë potencial, është e natyrshme që ai ka ngjallur interesin e klubeve të mëdha evropiane Do të jetë në fund të këtij sezoni ose në tjetrin, në varësi të asaj që ka treguar, por normalisht do të vijë një moment që ai të largohet. Sa i përket shifrave (të transfertës) unë shpresoj që si tifoz i Benfica-s t’i afrohem atyre të Joao Félix -it, por kjo nuk është puna ime”, tha ai.

Ndërkohë, në The Athletic ata sigurojnë se mund të dalë për shumë më pak, rreth 70 milionë euro dhe se United (në varësi të menaxherit që vjen), PSG (si zëvendësim për Mbappé nëse largohet) dhe Chelsea (në varësi të pronësisë së re) janë destinacionet e tij më të mundshme./albeu.com


Shtuar 11.04.2022 09:41