Gjeniu Ilir Beqja ka një propozim: Taksë për çdo televizor
Ilir Beqja iku pa shumë zhurmë nga drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë duke marrë nga pas një numër të madha akuzash, të cilat ende nuk janë hetuar, ka bërë një tjetër propozim gjenial.

Sipas tij, taksa e televizorit që paguhet nga çdo familje përmes faturës së energjisë elektrike duhet të aplikohet mbi çdo televizor.

"Mesa di unë, ajo nuk është taksë për shërbimin, por është taksë për aparatin televiziv kur është vendosur. Pa dashur të futem në emra të përveçëm, një hotel me 40 dhoma duhet të paguajë 40 herë taksë sepse ka 40 aparate televizive. Një pikë bastesh sportive duhet të paguajë 20 taksa se ka 20 aparate televizive. Ka qenë 6 mijë lekë në vit, u bë 12 mijë lekë në vit. Ka qenë 5% komisioni që iu bë një favor CEZ-it atëherë, vajti në 10% të komisionit”, tha dje Ilir Beqaj gjatë seancës ku i pranishëm ishte edhe kreu i AMA-s, Gentian Salaj.
Shtuar më 24/04/2018, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori