“Gjeni një zgjidhje për Zharrzën”, Rama: Fajin e ka qeveria e kaluar

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mori pjesë në “Sipërmarrësit në mbështetje të Reformës në Drejtësi” ku foli gjatë mbi Reformën në Drejtësi, Vettingun dhe grabitjen e bankave që sipas tij i kanë bërë shtetit.

Si gjithmonë kryeministi evenimentet ku merr pjesë i pasqyron në faqen e tij ne Facebook ku komentet vërshojnë nga më të ndryshmet.

Një ndër komentuesit i kujton Ramës protestuesit e Zharrëzës dhe i kërkon kryeministrit zgjidhje sa më të shpejtë të situatës, nga ana tjetër kryeministri në tone aspak të qeta i shkruan se problemi i Zharrëzës është i trashëguar nga qeveria e mëparshme dhe kjo qeveri e tanishme po bën çmos rregullimin e situatës.

Kometuesi: Kjo eshte bisede me biznesin dhe mire bejn.Per problemet ne zharrez duhet opozita dhe deputet e zones te therrasinn ne interpelance ne kuvend kryeministrin dhe ministrite perkatese qe te marrin pergjegjësite dhe pergjigjet e duhura.

Rama: Per cfare te me therrisni ne interpelance, per nje problem te krijuar prej vitesh qe kjo qeveri po e zgjidh?! Opozita eshte qeveria e vjeter qe e krijoi problemin dhe si me te gjitha problemet qe na la ne kurriz, bertet kunder nesh! Le te bertase, por ama zgjidhjen e problemit ne fjale dhe te problemeve te krijuar prej saj, po e japim NE! Kuptove Ben apo nuk do te kuptosh?! /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori