Gjenerali Valotto: Kosova do të jetë e pavarur, por diskutohet lloji i saj
Albeu.com
Ish Komandanti italian i KFOR-it gjatë periudhës 1 Shtator 2005 – 1 Shtator 2006 Giuseppe Valotto u shpreh se Kosova së shpejti do të fitojë pavarësinë e saj, por që aktualisht po diskutohet vetëm lloji i saj.Pjesëmarrës në seminarin e organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në mjediset e Ministrisë së Jashtme, gjeneral Valotto duke komentuar periudhën kur ai ishte në drejtim të KFOR-it dhe sidomos gjatë kohës kur ndërroi jetë kryetari kosovar Ibrahim Rugova, tha se më shumë se kosovarët për situatën në Kosovë shqetësoheshin ndërkombëtarët. Gjatë kësaj periudhe, ai vlerësoi pjekurinë e klasës politike kosovare e cila mënjanoi çdo kaos të mundshëm në vend.

“Do të ishte ideale që Kosova të fitonte pavarësinë në të njëjtën mënyrë siç e fitoi edhe Mali i Zi. Tashmë Serbia duhet të pranojë dhe të bindet se Kosova meriton të jetë një shtet i pavarur”, tha ndër të tjera gjenerali italian.

Gjatë fjalës së tij Gjeneral Valotto theksoi edhe rolin që Italia ka patur gjatë 16 viteve të fundit në Ballkan duke e vlerësuar atë si faktor stabiliteti për rajonin. Ai vlerësoi gjithashtu edhe pozicionin e Shqipërisë në luftën kundër terroirit dhe përpjekjet e Tiranës zyrtare për paqe dhe stabilitet. “Trupat shqiptare kanë qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse në vende të ndryshme si Irak, Afganistan, Bosnje etj. Ndonëse hyrja në NATO nuk ka të bëjë me anëtarësimine vendit në Bashkimin Evropian, çdo zhvillim tergon hapa përpara të vendit.”, tha ai.

Në takim morën pjesë gjithashtu edhe Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Zv. Ministrja e Jashtme Edith Harxhi, komandantë të Forcave të Armatosura shqiptare etj. A.Mehdiu, www.gazetastart.com
Shtuar më 03/05/2007, ora 15:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori