Gjenerali tregon arsyen pse Enveri i vrau burrin dhe e internoi Liri Belishovën
Pëlqej
Ish-antarja e Byrosë politike e Komitetit Qendror të PPSH-së, Liri Belishova është ndarë nga jeta në moshën 92 vjecare.

Ajo ka qenë një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste ndërkohë që ka ndërruar jetë vetëm dy orë më parë në kryeqytet.

Liri Belishova ka qenë ndër të vetmet komuniste që ka kërkuar falje për bashkëpunimin me diktatorin Enver Hoxha dhe ka rrëfyer shumë nga krimet që kanë ndodhur në periudhën e luftës dhe pas saj.

Rrahman Parllaku është shprehur për të me fjalë shumë të mira, duke treguar si ia vranë burrin dhe e internuan.

"Liri Belishova ishte një nga luftëtaret e para në moshë të re dhe luftoi me guxim, përballoi sakrifica të luftës, por pati dhe fatkeqësi pas luftës. Edhe pse arriti në sferat më të larta të udhëheqjes së rinisë, ajo pati një goditje të parë në vitin 1947 me vrasjen e bashkëshortit, Nako Spiro. Edhe më vonë, kur ajo e rimori veten nga kjo dhimbje, diktatori kërkoi që ta shfrytëzojë Lirinë për kapacitetet dhe njohjet që kishte. Por Liria nuk iu nënshtruar diktatorit, pasi nuk lëvizi nga mendimet dhe qëndrimet e saj falë guximit dhe aftësive për t’i dhënë përgjigje diktatorit." /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2018, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori