Gjenerali shqiptar drejton armatën turke
Albeu.com
nga Bekim BuçiNga burime jozyrtare “Lajm” mëson se gjenerali i ri i armatës turke Bashbug është me prejardhje shqiptare dhe se familja e tij nga Manastiri ka emigruar në Turqi para shumë dekadave.Gjenerali i Armatës IIker Bashbug, prindërit e të cilit kanë prejardhje nga Maqedonia, është zgjedhur shef i ri i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura turke, informuan të hënën mediat turke. Nga burime jozyrtare “Lajm” mëson se gjenerali i ri i armatës turke Bashbug është me prejardhje shqiptare dhe se familja e tij nga Manastiri ka emigruar në Turqi para shumë dekadave. Fshati i tij Afyonkarahisar në perëndim të Turqisë është i banuar kryesisht me shqiptarë. Sipas disa të dhënave supozohet se në Turqi jetojnë prej 3 deri në 5 milionë shqiptarë. Një pjesë e madhe e tyre janë nga Maqedonia.
Kështu si në Perandorinë osmane kur shqiptarët i dhuruan vezir, oficerë, ushtarakë të lartë kësaj perandorie e njëjta traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite kur drejtues apo eprorë të lartë të cilët drejtojnë armatën turke, si dhe institucione të rëndësishme të shtetit turk janë me origjinë shqiptare.
Në mbledhjen katër ditësh të Këshillit Suprem Ushtarak të Turqisë, që përfundoi të hënën, është vendosur që Bashbugu të zëvendësojë shefin e deritanishëm të Shtatmadhorisë, gjeneralin Jashar Bujukanat, i cili del në pension. Zgjedhja e Bashbugut në detyrën e re duhet të miratohet nga presidenti turk Abdullah Gyl. Analistët vlerësojnë se “gjenerali i akullt”, siç e quajnë Bashbug, do të ndërmarrë politikë më të fuqishme lidhur me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim proislamike qeveritare (AKP). Bashbug zyrtarisht duhet të fillojë me detyrën e re më 30 gusht. (Lajm)
Shtuar më 07/08/2008, ora 02:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori