Gjenerali dë Marnak: Të gatshëm për të ruajtur sigurinë në Kosov&
Albeu.com
Komandanti i KFOR it, gjenerali Ksavier dë Marnak u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të besojnë në përkushtimin dhe gatishmërinë e KFOR-it për ruajtjen e sigurisë në Kosovë. Gjenerali Dë Marnak përsëriti edhe njëherë gatishmërinë e trupave të KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, sidomos gjatë dy proceseve të rëndësishme: procesin e statusit dhe atë të zgjedhjeve.

Komandanti i Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes, gjenerali amerikan, Dagllas Erhart tha se KFOR-i amerikan është kundër organizatave që promovojnë radikalizëm. "Çdo organizim që provokon dhunë ose radikalizëm, mund të devijojë procesin e statusit të Kosovës" tha komandanti i Erhrad dhe porositi që procesi të ecë përmes rrugës diplomatike.

Komentet u bënë pas paraqitjes së organizatës "Garda e Car Lazarit" dhe personave me uniformë të AKSH-së. start
Shtuar më 05/10/2007, ora 11:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori