Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Gjenerali Çeku tha në Uashington se TMK-ja ka krijuar një imixh të forcës që i nevojitet Kosov&e
Pëlqej
Albeu.com
Çeku ka shprehur kënaqësinë me efektin e gjertanishëm të TMK-së, që siç theksoi, është formuar për ofrimin e ndihmës të gjithëve në Kosovë në rast të çfarëdo katastrofe që do ta godiste vendin, pastaj për çminim, si dhe për ofrimin e ndihmës në ndërtimin dhe rindërtimin e Kosovës."Në Uashington kam ardhur në një vizitë private, ndërkaq në bisedimet që do t'i zhvilloj me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit do të përpiqem të shpjegoj rolin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), që edhe një herë të theksoj dëshirën tonë që t'i kontribuojmë paqes dhe qëndrueshmërisë së Kosovës", ka thënë komandanti i TMK-së, gjenerali Agim Çeku në një tribunë të mbajtur të hënën në Institutin amerikan të Paqes.

"Në të gjitha këto sfera është bërë mjaft dhe TMK-ja ka krijuar një imixh të forcës së mirë, të forcës së ndryshimeve sociale dhe të forcës e cila i nevojitet Kosovës", ka theksuar Çeku.

Si një të dhënë të rëndësishme Çeku ka theksuar faktin se kundër asnjë pjesëtari të TMK-së nuk është ngritur padi penale në lidhje me trazirat e 17 marsit të vitit të kaluar, përkundrazi, siç theksoi Çeku, TMK-ja me ftesën e policisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it ato ditë në mjedise të caktuara ka dalë në rrugë që bashkë me forcat ndërkombëtare të qetësojë demonstruesit.

Duke folur për përbërjen TMK-së që numëron 3OOO pjesëtarë aktivë dhe 2OOO pjesëtarë rezervë, Çeku ka shprehur keqardhje që TMK-ja nuk ka përmbushur një nga qëllimet e shtruara që në përbërjen e saj të jenë 10 për qind nga radhët e minoriteteve, para së gjithash serbë. radio kosova / albeu
Shtuar më 10/05/2005, ora 17:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori