Makina kthehet përmbys në Elbasan, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mjeti ka dalë nga rruga e si pasojë kanë mbetur dy persona të lënduar.

Aksidenti është shënuar në fshatin Vidhas, njësia administrative Papër.

Mësohet se drejtuesi shmangi këmbësorin duke u përplasur me anësoren e rrugës.

Sipas policisë dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që nuk dihet identiteti i plotë i tyre.


Shtuar 7.02.2020 08:27