Gjendje alarmante në ushtri: 2 660 efektivë duan të largohen, por po mbahen me zor në detyrë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas publikimit nga redaksia jonë të lajmit dje pasdite për largimin e katër ushtarëve komando në Londër, një numër i madh efektivësh të ushtrisë apo Policisë Ushtarake kanë shkruar në numrin e telefonit 06722 222 04 apo në inbox-in e Facebook-ut të Albeu.com duke shprehur shqetësimet e tyre për nivelin e pagave dhe trajtimin në reparte.

Një prej tyre raporton se edhe pse janë duke kërkuar të largohen nga shërbimi, eprorët nuk u japin leje.

"Unë jam efektiv i Policisë Ushtarake. Uroj të mbetem anonim. Dua te them se vetem ne Polici Ushtarake janë bere plot 66 kerkesa largimi per lirim nga puna dhe nuk miratohen. Rrogat jan qesharake, 330 mijë lek te vjetra. Diskriminim total. Prandaj nje nder arsyet qe jan larguar dhe ato komandot eshte kjo, ana financiare dhe ana logjistike katastrofe. E vertet spo na lejojne të ikim as nga puna. 2 600 kerkesa janë ne rang kombetar per largim nga ushtria"., -shkruan një efektiv i Policisë Ushtarake për Albeu.com, i cili ka kërkuar që të mos identifikohet.

Albeu.com konfirmoi shifrat e kërkesave për tërheqje nga detyra tek efektivët e Policisë Ushtarake edhe nga burime të tjera brenda këtij institucioni.

Organte përgjegjëse nuk lejojnë largimin e një numri kaq të madh efektivësh pasi i trembet qendrimit të NATO-s për faktin se kemi të bëjmë me shifra alarmante.

Situata duket tepër problematike në ushtri, të cilës çdo vit i ofrohet një buxhet, i cili nuk përmbush standarded minimale të vendeve të NATO-s, sipas të cilave çdo shtet anëtar duhet t'i akordojë mbrojtjes një fond jo më të vogël se 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori