Alketa Vejsiu “rrëzohet” në mes të skenës (VIDEO)

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu njihet për lirshmërinë dhe oratorinë e saj në skenë.

Programi që ajo drejton aktualisht është “Në kurthin e Piter Pan”, një program ku në qendër janë fëmijët të cilët i drejtojnë pyetje të sikletshme dhe origjinale të ftuarve VIP.

Në këto kushte lirshmëria është mëse e kuptueshme sepse fëmijët nuk të lënë hapësirë që të tregohesh ndryshe dhe Alketa i përshtatet më së miri këtij formati.

E dashur me fëmijët si gjithmonë, moderatorja ka përqafuar Amarin dhe Roanin, dy binjakët e programit që e kanë rrëzuar në tokë Alketën e cila ka qeshur me të madhe.

Menjëherë pas kësaj situatë kaq komike, moderatorja hoqi takat dhe u ul këmbëkryq me ta për të biseduar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)