Gjendja në Shkodër e rënduar nga përmbytjet, Ademi: Kërkuam mjete të ushtrisë
shkodra, ashtu si edhe dimrat që kanë kaluar ëhstë përballur me dëmet e mëdha nga reshjet e shiut dhe përmbytjet. Kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi ishte në Obot, një ndër zonat më problematike.

Ademi tha se situata është përkeqësuar. Rruga e Obotit është e pakalueshme, dhe pak më parë ka mbërritur një mjet i ushtrisë për të bërë transportin.

“Situata nga mbrëmë deri sot është përkeqësuar. Deri në këtë orë kemi 1600 ha tokë të përmbytur. Hidrometri në Urrelë dhe Dajç shënon 6 metër mbi nivelin e detit duke u rritur 20 cm nga mëngjesi deri tani. bëhet fjalë për problemeObot. Këtu jemi në Obot, në NJA Ana e Malit. Kemi probleme Obligë, Muriqan, në Reç, kemi probleme në Anën e Malit, edhe në Gurin e Zi.

Rruga e Obotit është e pakalueshme. Ka 60 cm lartësi të ujit mbi ujë. Kemi komunikuar me forcat e ushtrisë. Ata sot në mëngjes, para gjysmë ore u soll një mjet për të bërë kalimin e të gjithë atyre që kanë nevojë për aksesin. Në Obot kemi hequr mbrëmë pompat e ujit për shkak të prezencës së ujit të ujësjellës. Shpresoj shumë që të mos kemi probleme. Ka një rritje që më shqetëson. Që do të thotë edhe për përmbytje të tokave të mbjella. Bëhet fjalë për një dëm të konsiderueshëm.

Kam një komunikim nga kesh Aoër 2700 metër kub prurje në kaskadë. Ky informacion duhet të konfirmohet në mënyrë zyrtare. Nuk kemi probleme deri më tani në liqenin e Shkodrës.

Në këto momente nuk kemi nevojë për evakuimin,nevojën e kemi vetëm për transport. Këtu duhet të marrim një përgjegjësi që na takon të gjithëve, nëse ka nevojë për evakuim, kemi 200 shtretër të gatshëm. Në Dajç nuk ka energji. Do të verifikojmë të gjitha”, tha Ademi.

Shtuar më 08/01/2021, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori