Gjendja bëhet serioze, 5 automjete bllokohen prej dëborës së Dibër
Dëbora tashmë është kthyer në një problematikë serioze në Qarkun e Elbasanit dhe policia e Elbasanit u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që në aksin rrugor Prrenjas -Qaf Thanë të përdorin zinxhirët.

Policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

E ndërsa mësohet se të paktën 5 automjete kanë mbetur të bllokuar prej 3 orësh në Dibër si shkak i rënies së reshjeve të mëdha të dëborës.

Kështu të bllokuar kanë mbetur 15 persona dhe nuk ka ardhur asnjë ndihmë nga Emergjencat Civile.

Shtuar më 25/02/2018, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori