“Nuk është më problemi ynë”, kreu i Juventusit i është përgjigjur pyetjes për Ronaldon

Ronaldo u largua nga Juventusi pikërisht për t’u bashkuar me United, por në muajt e fundit të kësaj vere, ai përsëri donte një ndryshim. Siç shkruan shtypi i brendshëm, problemi ishte se Man United nuk u  kualifikuan në Champions League dhe  Cristiano Ronaldo kërkoi të largohet.

Të gjitha klubet evropiane janë distancuar nga portugezi dhe kanë vendosur të mos rrezikojnë nënshkrimin e tij. Pas ndeshjes mes Juventusit dhe Fiorentinës (1:1), kanali televiziv DAZN i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Juve, Maurizio Arrivabene, të komentojë se çfarë po ndodh me Ronaldon.

“Ne u ndamë me respekt të ndërsjellë. Ajo që i ndodhi atij në United nuk është më problemi ynë”, tha Arrivabene. Na vjen keq që e shohim në një situatë të tillë, që duket qartë se nuk i pëlqen as lojtarit dhe as ekipit të tij. Por përsëri, ai nuk është më problemi ynë”.

Dhe është e vërtetë. Juventusi modern tani ka probleme krejtësisht të ndryshme dhe portugezi është një faqe e kthyer. /albeu.com/


Shtuar 3.09.2022 21:14