Alert në Greqi! Shënohen rreth 22 mijë raste me Covid vetëm sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar rreth 22 mijë raste me Covid-19.

Komiteti i ekspertëve do të mblidhet nesër për të rivlerësuar të dhënat epidemiologjike dhe për të shqyrtuar zbatimin e masave para Vitit të Ri.

Ky është numri më i lartë ditor i regjistruar që nga fillimi i pandemisë. Indeksi i pozitivitetit është 3.89%.

Me këto të dhëna, por edhe sipas asaj që deklaroi më herët ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris, masat pritet të hyjnë në fuqi para Vitit të Ri.

Rishikimi i ngarkesës epidemiologjike dhe aktivizimi i masave përkatëse para Vitit të Ri do të diskutohet nesër, në një takim të ri ekspertësh.


Shtuar 28.12.2021 16:40