U zhduk prej 2 ditësh, gjendet 5 vjeçarja në Kosovë

Është gjendur 15-vjeçarja e zhdukur në Prishtinë, e cila erdhi nga diaspora për pushime për festat e fund-vitit.

Familja Zagori që jeton në Austri ka konfirmuar për “Indeksonline” se vajza e tyre u gjet në njërën prej rrugëve të Fushë-Kosovës.

“E kemi gjetur vajzën. Tash është duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.

Motra e vet e ka gjet, e ka pa një kerr të dyshimtë dhe ata personat kanë ikë…”, thonë familjarët.

Vajza e kësaj familjeje 15-vjeçare Erisa është zhdukur dy net më parë. Familjarët kanë njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së tyre.


Shtuar 3.01.2020 15:32