“0” lëvizje, Real Madridi mbyll merkaton e janarit

Real Madridi nuk do të bëjë asnjë lëvizje këtë janar dhe pavarësisht se ka studiuar mundësitë e merkatos nga drejtuesit e sportit, ata nuk kanë gjetur asnjë faktor që mund të përmirësojë skuadrën.

Në parim, largimet e Ceballos, Marianos apo Jovicit ishin vlerësuar , por më në fund klubi nuk dëshiron ta zvogëlojë skuadrën për të përballuar pjesën e fundit të sezonit.

Duhet mbajtur mend se Florentino Perez nuk ka qenë asnjëherë një mbrojtës i madh i merkatos së dimrit dhe pikërisht vitet që ai ka nisur për të gjuajtur në janar kanë qenë operacione që me kalimin e kohës janë kthyer në lëvizje të këqija.

Tani, Real Madridi po përgatitet për verën ku shpreson të mbyllë nënshkrimin e Kylian Mbappe. /albeu.com


Shtuar 31.01.2022 12:26