Gjendet sauditi Kadi qe ka paditur ministrn Malaj per sekuestrime, firmos prokuren
Pëlqej
Albeu.com
TIRANE - Jasin Kadi, ndertuesi arab i akuzuar per terrorizem, nuk eshte aq i pakapshem sa paraqitet ne te vertete. TIRANE - Jasin Kadi, ndertuesi arab i akuzuar per terrorizem, nuk eshte aq i pakapshem sa paraqitet ne te vertete. Kjo eshte vertetuar pak dite me pare, kur ai ka pajisur me nje prokure te rregullt perfaqesimi avokaten e tij ne gjyqin kunder Ministrise se Financave. Gjate seances se zhvilluar nje jave me pare avokatja e zgjedhur prej tij per ta perfaqesuar juridikisht ne procesin per heqjen e sekuestros ndaj 22 apartamenteve ne kullat binjake ne kryeqytet, u paraqit me prokure te rregullt te firmosur nga vete Kadi ne fund, nderkohe qe nuk dihet nese kete prokure ai e ka firmosur ne prani te avokates se vet apo ia ka derguar asaj zyrtarisht, nepermjet ambasades shqiptare apo saudite nga ndonje shtet tjeter. Gjykata e ka pranuar kete prokure dhe ka ftuar avokaten mbrojtese te tij te paraqese parashtrimet hyrese ne proces. Fillimisht avokatja e Kadit u paraqit ne proces me nje prokure te leshuar nga ky ne vitin 2002 dhe te perdorur ne nje proces tjeter. Per te mos zvarritur procesin, gjykata e pranoi kete prokure sa per t'u zhvilluar seanca pergatitore. Pas kesaj, gjykata vendosi pezullimin e gjyqit derisa avokatja te pajisej me nje prokure te rregullt. Gjyqi Padia e Kadit u depozitua ne Gjykate ne fillim te muajit shkurt te ketij viti dhe objekti i saj eshte kundershtimi i urdhrit te ministrit Arben Malaj. Urdhri me 17 pika mban daten 3 dhjetor 2004 dhe eshte botuar ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise. Sipas tij, kerkohet sekuestrimi i menjehershem i te gjitha llogarive, investimeve dhe aseteve te shtetasit saudit Jasin Al-Qadi, i njohur ndryshe edhe me emrat Shaykh Yassin Abdullah Kadi, Yasin Kahdi, Kadi Jassin dhe Yassin Abdullah Kadi. Menjehere pas kesaj u vendos qe te sekuestrohen 36 llogari bankare te tij, 7 firma te tij, 550 meter katrore truall i ndertimit te kullave binjake, 18 apartamente ne keto kulla me siperfaqe totale 2 030 meter katrore, 377 meter katrore dyqane ne kater katet e para te kullave binjake, 22 meter ne katin e pare dhe 2.5% e siperfaqes se bodrumit te kullave. Nderkohe, ne fillim te ketij viti Ministria e Drejtesise i ka dorezuar gjykatave nje ligj te ri ne te cilin parashkruehet se gjykata nuk duhet te pranojne padi per heqjen e sekuestros ndaj pasurive te te akuzuarve per terrorizem.

V. Bajrami
Shtuar më 23/03/2005, ora 16:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori